CURRICULUM VITAE
Z. Engjëllush BEKTESHI
Z. Engjëllush BEKTESHI prej Nëntorit 2013 mban funksionin e Kryetarit të Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve.
Z. Engjëllush BEKTESHI ka lindur në Skrapar, më 14 Mars 1966, është i martuar dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.
Z. Bekteshi është diplomuar për Jurisprudencë në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 2006. Gjithashtu z. Bekteshi është diplomuar në Akademinë e Policisë në vitin 2000 dhe në Akademinë Ushtarake në vitin 1988. Zotëron gjuhën angleze. Z. Engjëllush Bekteshi është “Qytetar Nderi” i qytetit Baton Rouge Parish, Luiziana në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Specializime, trainime profesionale:
Program i Asistencës në Trajnim te Hetimeve Kriminale Nderkombetare;
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Departamenti i Shtetit
Siguria Diplomatike;
Shtetet e Bashkuara të Amerikes, Lousiana State University
Edicioni i parë, Program Asistence Antiterrorizmi, Roli i Policisë në Menaxhimin e një krize;
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lousiana State University
Edicioni i dytë, Program Asistence Antiterrorizmi. Roli i Policisë në Menaxhimin e një krize;
ICITAP Programi i Departamentit të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, Tiranë
Planifikimi Strategjik i Aplikuar;
ICITAP Programi i Departamentit të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, Bato Rouge, Lousiana, Shtetet e Bashkuara te Amerikës
Menaxhimi i Situatave ne aktet terroriste dhe pengmarrje;
Instituto Superiore della Polizia di Stato, Casall Lumbroso, Roma, Itali
Manaxhimi i Krizave;
ICITAP Programi i Departamentit të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, New Mexico
Ruajtje dhe Sigurimi i VIP-va (Personalitetet e larta shtetërore, trupi diplomatik, personalitetet e ndryeshme, etj);
ICITAP Programi i Departamentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Tiranë
Ruajtje e Objektëve të Rëndësisë së vecantë (Institucione të rëndësisë shtetërore, të personave shtetëror dhe private me influencë në jetën sociale; të selive objekt sulmesh terroriste, grabitjesh të armatosura, etj);
Eksperiencat Profesionale:
2010-2012 Shef i Zyres se Antiterrorit, Drejtoria e Policisë Tiranë
2006 Ministria e Brendshme, Drejtoria e Policisë Tiranë, Zyra e luftës kundër terrorit
1997-2000 Ministria e Brendshme, Reparti special “Brisku” Tiranë
1988-1997 Ministria e Brendshme, Komisariati i Policisë Sarandë
Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE) është një institucion qëndror, me statusin e personit juridik, publik, në varësi të Ministrit të Mbrojtjes, i cili ka si objekt të veprimtarisë kontrollin shtetëror mbi eksportin, importin, kalimin tranzit, transferimin dhe veprimtaritë ndërmjetësuese për mallrat ushtarake dhe mallrat e teknologjitë me përdorim të dyfishtë.
Faqe Ndërkombëtare
Designed by M-TECH| © Copyright 2023 Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE)