MIRËSEVINI NË FAQEN ZYRTARE TË AKSHE

AKSHE është institucioni përgjegjës për zbatimin e politikës shtetërore në fushën e kontrollit të eksporteve dhe importeve të mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë.

MIRËSEVINI NË FAQEN ZYRTARE TË AKSHE

AKSHE është institucioni përgjegjës për zbatimin e politikës shtetërore në fushën e kontrollit të eksporteve dhe importeve të mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë.

Në kuptim të ligjit Nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, mallra ushtarake janë: a) mallra që janë projektuar, zhvilluar, prodhuar, montuar apo janë modifikuar për përdorim ushtarak, përfshirë teknologjinë dhe software-t e lidhura me këto mallra; b) mallrat e specifikuara në listën e mallrave ushtarake; ose c) mallrat, në kuptim të nenit 11, të këtij ligji.

Për këtë nga ana e Autoritetit të Kontrollit Shtëtëror të Eksporteve lëshohet:

Licencë për eksport të përkohshëm të mallrave ushtarake (panaire/ekspozita/reklama/teste/qëllime testimi/riparime/shërbime mirëmbajtje/dhe qëllime të tjera të ngjashme)   (shkarko formularin e aplikimit)

Licencë për import të përkohshëm të mallrave ushtarake (panaire/ekspozita/reklama/teste/qëllime testimi/riparime/shërbime mirëmbajtje/dhe qëllime të tjera të ngjashme)   (shkarko formularin e aplikimit)

Autorizim për negocim të marrëveshjeve ndërkombëtare për mallra ushtarake

Licence për transship ndërkombëtar të mallrave ushtarake   (shkarko formularin e aplikimit)

Licencë për tranzit ndërkombëtar të mallrave ushtarake   (shkarko formularin e aplikimit)

Certifikatë e shpërndarjes së mallit për mallra ushtarake   (shkarko formularin e aplikimit)

Certifikatë nderkombetare importi për mallrat ushtarak   (shkarko formularin e aplikimit)

Certifikatë e perdoruesit te fundit per mallrat ushtarake   (shkarko formularin e aplikimit)

Certifikatë Rregjistrimi per mallra ushtarake   (shkarko formularin e aplikimit)

Licencë eksporti me një përdorim për mallra ushtarake   (shkarko formularin e aplikimit)

Licencë importi me një përdorim për mallra ushtarake   (shkarko formularin e aplikimit)

Licencë për veprimtari ndërmjetësuese(brokerage) për mallrat ushtarake   (shkarko formularin e aplikimit)

 

Për referencë ligjore dhe dokumentacionin që duhet të paraqese subjekti për tu pajisur me një nga aktet e mësipërme duhet të klikoni në linkun e mëposhtëm:

www.e-albania.al

 

Me ndryshimet e reja që janë bërë në ligjin Nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”,  subjektet mund të aplikojnë edhe online duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

www.e-albania.al

Në kuptim të ligjit Nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, artikujt dhe teknologjitë me përdorim të dyfishtë janë artikujt, përfshirë software-t dhe teknologjitë, që mund të përdoren si për qëllime civile, ashtu dhe ushtarake dhe përfshijnë: a) artikujt që mund të përdoren për qëllime joshpërthyese, si edhe artikujt që mund të përdoren në cilëndo mënyrë për përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë apo prodhimin e tyre; b) artikujt e specifikuar në listën e mallrave me përdorim të dyfishtë; c) artikujt, në kuptim të nenit 11, të këtij ligji.

Për këtë nga ana e Autoritetit të Kontrollit Shtëtëror të Eksporteve lëshohet:

 

  1. Licence per eksport te perkohshem te mallrave me perdorim te dyfishte (panaire/ ekspozita/reklama/teste/qellime testimi/riparime/sherbime mirembajtje/ dhe qellime te tjera te ngjashme)   (shkarko formularin e aplikimit)
  2. License per import te perkohshem te mallrave me perdorim te dyfishte (panaire/ ekspozita/reklama/teste/qellime testimi/riparime/sherbime mirembajtje/ dhe qellime te tjera te ngjashme)   (shkarko formularin e aplikimit)
  3. Licence per tranzit nderkombetar te mallrave me perdorim te dyfishte   (shkarko formularin e aplikimit)
  4. Certifikate e shperndarjes mallit per mallra me perdorim te dyfishte   (shkarko formularin e aplikimit)
  5. Certifikate nderkombetare importi per mallrate me perdorim te dyfishte (CNI)   (shkarko formularin e aplikimit)
  6. Certifikate e perdoruesit te fundit per mallrat me përdorim te dyfishte   (shkarko formularin e aplikimit)
  7. Licence eksporti e pakufizuar për mallrat me perdorim te dyfishte
  8. Licence eksporti e pergjithshme për mallrat me perdorim te dyfishte
  9. Licence eksporti me një përdorim për mallra perdorim te dyfishte   (shkarko formularin e aplikimit)
  10. Licence importi e pakufizuar për mallrat me perdorim te dyfishte
  11. Licence importi e pergjithshme për mallrat me perdorim te dyfishte
  12. Licence importi me nje perdorim për mallrat me perdorim te dyfishte   (shkarko formularin e aplikimit)
  13. Licence per veprimtari ndermjetesuese (brokerage) me nje perdorim per mallrat me perdorim te dyfishte   (shkarko formularin e aplikimit)

Për referencë ligjore dhe dokumentacionin që duhet të paraqese subjekti për tu pajisur me një nga aktet e mësipërme duhet të klikoni në linkun e mëposhtëm:

www.e-albania.al

Me ndryshimet e reja që janë bërë në ligjin Nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”,  subjektet mund të aplikojnë edhe online duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

www.e-albania.al

 

 

 

Në kuptim të ligjit Nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, Catch all është autorizimi që jepet për eksportin/transitin/ndërmjetësimin,  si dhe asistencën teknike të  mallrave  dhe të  artikujve/teknologjive  që  nuk  janë  përfshirë  në  listën  e  mallrave  të  kontrolluara, në rast se mallrat, artikujt/teknologjitë:

  1. a) janë ose  mund  të  jenë  të  destinuar,  tërësisht  ose  pjesërisht,  për  zhvillimin,  prodhimin,  modifikimin,  funksionimin,  trajtimin,  montimin,  testimin,  riparimin,  vënien  në  dispozicion,  përdorimin, mirëmbajtjen, ruajtjen, zbulimin ose përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë;
  2. b) do të përdoren  apo  mund  të  përdoren,  tërësisht  apo  pjesërisht,  për  përdorim  të  fundit  ushtarak në vendin e blerësit apo në vendin e përdoruesit të fundit, nëse ai vend është objekt i një  embargoje  armësh  dhe  pajisjesh  ushtarake,  bazuar  në  vendimet  përkatëse  të  Këshillit  të  Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë dhe organizatave  të  tjera  ndërkombëtare,  që  janë  detyruese  për  Republikën  e  Shqipërisë  apo bazuar në dispozitat përkatëse të legjislacionit vendas;
  3. c) do të përdoren apo mund të përdoren, në tërësi apo pjesërisht, si pjesë apo elemente të armëve dhe të produkteve të  pajisjeve  ushtarake,  të  përcaktuara  në  listën  kombëtare  të  kontrollit  të  armëve  dhe  të pajisjeve  ushtarake dhe  që  janë  eksportuar  nga  territori  i  Republikës së Shqipërisë pa licencë ose në kundërshtim me kushtet e përcaktuara në licencën e lëshuar në përputhje me këtë ligj;

ç) do të përdoren apo mund të përdoren në lidhje me vepra terroriste.

Në     këto     raste     Autoriteti     i     Kontrollit     Shtetëror     të     Eksporteve njofton eksportuesit/transituesit/ndërmjetësuesit/ofruesit   e   asistencës   teknike   për   t’u   pajisur   me   licencë.

Për këtë nga ana e Autoritetit të Kontrollit Shtëtëror të Eksporteve lëshohet:

  1. Autorizim per mallrat qe nuk perfshihen ne listen e miratuar per kontroll (catch all)

Për referencë ligjore dhe dokumentacionin që duhet të paraqese subjekti duhet të klikoni në linkun e mëposhtëm:

www.e-albania.al

Me ndryshimet e reja që janë bërë në ligjin Nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”,  subjektet mund të aplikojnë edhe online duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

www.e-albania.al

Në kuptim të Ligjit Nr. 13/2026 “Për importin, eksportin dhe tranzitin e armëve të zjarrit, të komponentëve të tyre kryesorë dhe të municioneve”, “Armë zjarri” është çdo armë portative me tytë që lëshon, është projektuar të lëshojë ose mund të modifikohet për të lëshuar një predhë përmes veprimit të një lënde shpërthyese.

Në përputhje me këtë ligj, armët e zjarrit, komponentët kryesorë dhe municionet janë subjekt i kontrollit shtetëror dhe i nënshtrohen procedurave të posaçme për import, eksport dhe tranzit. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE) është institucioni përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave dhe lëshimin autorizimeve përkatëse si më poshtë :

Në këtë kuadër, çdo subjekt që ushtron veprimtari në fushën e importit, eksportit dhe transitit të mallrave të listuara në Shtojcën 1 të ligjit, ka detyrimin ligjor të pajisjes me autorizimin përkatës nga AKSHE. Procedura e aplikimit do të realizohet nëpërmjet dërgimit fizik të dokumentacionit pranë AKSHE (nëpërmjet rrugëve postare), deri në momentin e ngritjes së infrastrukturës elektronike në platformën e-albania.

Për lehtësimin e procesit, dokumentacioni bazë për pajisjen me autorizim përfshin:

  1.  Formularin e aplikimit;
  2.  Kopje të licencës/autorizimit/lejes sipas rastit (prodhimit, blerjes, mbajtjes, tregtimit) të mallrave të listuara në Shtojcën 1 të ligjit;
  3.  Kopje e mjetit të identifikimit (ID) të përfaqësuesit të subjektit;
  4.  Të dhënat e markimit sipas përcaktimeve të protokollit të OKB, përveç rasteve kur janë importuar nga tregtarë, që kanë autorizim për t’i përmbushur këto kërkesa menjëherë pas çlirimit të mallrave për qarkullim të lirë;
  5.  Dëshmi penaliteti për personin fizik ose juridik. Në rastin e personit juridik, dëshmi penaliteti sipas rastit dhe për i. kërkuesin; ii. personat përfaqësues për kërkuesin; iii. personat që ushtrojnë kontroll mbi menaxhimin e   veprimtarisë së kërkuesit;
  6.  Gjendjen gjyqësore (penale dhe civile) lëshuar nga gjykata e rrethit gjyqësor ku subjekti ka selinë;
  7.  Dokumentacioni që mundëson identifikimin e mallrave objekt importi/eksporti/transiti, si dhe sasinë e tyre, duke përfshirë, të paktën para dërgimit, markimin e vendosur në armët e zjarrit ose në komponentët kryesorë;
  8.  Kopje e njësuar e kontratës ose porosisë.
  9.  Deklarata për qëllimin e përdorimin nga përdoruesi i fundit; (shkarko formatin e deklaratës)
  10.  Në rastet e importit të mallrave në Republikën e Shqipërisë, subjekti duhet të paraqesë një kopje të autorizimit nga vendet eksportuese.

 

Në kuptim të ligjit nr.73, date 03.06.2021 “PËR HEDHJEN NË TREG DHE MBIKËQYRJEN E ARTIKUJVE PIROTEKNIKË”, ““Artikull piroteknik” është çdo artikull që përmban lëndë shpërthyese ose një përzierje të
lëndëve shpërthyese të projektuara për të prodhuar nxehtësi, dritë, tingull, gaz ose tym ose një kombinim të këtyre efekteve nëpërmjet reaksioneve kimike ekzotermike që shkaktojnë vetë. “Fishekzjarr” është artikull piroteknik i synuar për qëllime zbavitëse. Artikujt piroteknikë kategorizohen nga prodhuesi sipas llojit të përdorimit ose qëllimit dhe nivelit të rrezikut, duke përfshirë edhe nivelin e tyre të zhurmës. Organizmi evropian i notifikuar konfirmon kategorizimin si pjesë e procedurave për vlerësimin e përputhshmërisë, të parashikuara në këtë ligj.

Për këtë nga ana e Autoritetit të Kontrollit Shtëtëror të Eksporteve lëshohet:

  1. Licencë importi të artikujve piroteknike (shkarko formularin e aplikimit)
  2. Licencë eksporti të artikujve piroteknike (shkarko formularin e aplikimit)
  3. Autorizim importi të artikujve piroteknike (shkarko formularin e aplikimit)
  4. Autorizim eksporti te Artikujve piroteknike (shkarko formularin e aplikimit)
  5.  Autorizim Tranziti te Artikujve Piroteknike (shkarko formularin e aplikimit)
  6. Licensë prodhimi të artikujve priroteknike (shkarko formularin e aplikimit)

Për referencë ligjore dhe dokumentacionin që duhet të paraqese subjekti për tu pajisur me një nga aktet e mësipërme duhet të klikoni në linkun e mëposhtëm:

www.e-albania.al

Subjektet mund të aplikojnë edhe online duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

www.e-albania.al

Në kuptim të ligjit nr.74, date 03.6.2021 “PËR HEDHJEN NË TREG DHE MBIKËQYRJEN E LËNDËVE PLASËSE PËR PËRDORIM CIVIL”, “Lëndë plasëse” janë të gjitha ato bashkime ose përzierje të ndryshme kimike, të cilat pa
praninë e oksigjenit, nën ndikimin e ngacmimeve të jashtme, pësojnë ndryshime shumë të shpejta fiziko-kimike, të shoqëruara me temperaturë të lartë dhe çlirim gazrash në sasi e presion të lartë,
të afta për të kryer punë, që plotësojnë standardet e përdorimit në veprimtari civile, si dhe materialet dhe artikujt që konsiderohen lëndë plasëse sipas rekomandimeve të Kombeve të
Bashkuara për transportin e mallrave të rrezikshme dhe që kategorizohen në klasën 1 të këtyre rekomandimeve.

“Materiale plasëse” janë te gjitha llojet e kapsollave, te fitilave plasës, ndezës e zjarr përcjellës, si dhe shpërthyesit ne ngarkesat e përforcimit.

Për këtë nga ana e Autoritetit të Kontrollit Shtëtëror të Eksporteve lëshohet:

  1. Licencë eksporti të lëndëve plasëse për përdorim civil   (shkarko formularin e aplikimt)
  2. Licencë importi të lëndëve plasëse për përdorim civil   (shkarko formularin e aplikimt)
  3. Licencë prodhimi të lëndëve plasëse për përdorim civil   (shkarko formularin e aplikimt)
  4. Autorizim eksporti të lëndëve plasëse për përdorim civil   (shkarko formularin e aplikimt)
  5. Autorizim importi të lëndëve plasëse për përdorim civil   (shkarko formularin e aplikimt)
  6. Autorizim për tranzitin e lëndëve plasëse për përdorim civil    (shkarko formularin e aplikimt)

Për referencë ligjore dhe dokumentacionin që duhet të paraqese subjekti për tu pajisur me një nga aktet e mësipërme duhet të klikoni në linkun e mëposhtëm:

www.e-albania.al

 

Subjektet mund të aplikojnë edhe online duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

www.e-albania.al

  1. Autorizim individual për ndihmë teknike për mallra, të cilat nuk kanë përdorim tjetër, përveç qëllimit të dënimit me vdekje, ose për qëllime torture ose dënime apo trajtime mizore çnjerëzore ose poshtëruese. (shkarko formularin)
  2. Autorizim individual transiti për mallra, të cilat nuk kanë përdorim tjetër, përveç qëllimit të dënimit me vdekje, ose për qëllime torture ose dënime apo trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese. (shkarko formularin e aplikimit)
  3. Autorizim individual eksporti për mallra, të cilat nuk kanë përdorim tjetër, përveç qëllimit të dënimit me vdekje, ose për qëllime torture ose dënime apo trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese. (shkarko formularin e aplikimit)
  4. Autorizim individual importi për mallra, të cilat nuk kanë përdorim tjetër, përveç qëllimit të dënimit me vdekje, ose për qëllime torture ose dënime apo trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese. (shkarko formularin e aplikimit)
  5. Autorizim individual/global për veprimtari ndërmjetësuese për mallra, që mund të përdoren për qëllime torture apo trajtime të tjera, apo ndëshkime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese. (shkarko formularin e aplikimit)
  6. Autorizim individual/global eksporti për mallra, që mund të përdoren për qëllime torture apo trajtime të tjera, apo ndëshkime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese. (shkarko formularin e aplikimit)
  7. Autorizim individual/global për ndihmë teknike për mallra, që mund të përdoren për qëllime torture apo trajtime të tjera, apo ndëshkime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese. (shkarko formularin e aplikimit)
  8. Autorizim i përgjithshëm eksporti për mallra, që mund të përdoren për qëllime torture apo trajtime të tjera, apo ndëshkime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese. (shkarko formularin e aplikimit)
  9. Autorizim individual/global për veprimtari ndërmjetësuese për mallra, që mund të përdoren për qëllim të dënimit me vdekje. (shkarko formularin e aplikimit)
  10. Autorizim individual/global eksporti për mallra, që mund të përdoren për qëllim të dënimit me vdekje. (shkarko formularin e aplikimit)
  11. Autorizim individual/global për ndihmë teknike për mallra, që mund të përdoren për qëllim të dënimit me vdekje. (shkarko formularin e aplikimit)

Dhënie Mendimi për klasifikimin e mallrave në doganë

Në rastet kur mallrat objekt i transferimeve ndërkombëtare kanë të njëjtin kod doganor me mallra që i nënshtrohen kontrollit shtetëror, subjektet tregtare, personat fizikë dhe personat juridikë mund t’i drejtohen Autoritetit Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE) për pajisjen me “Dhënie Mendimi” mbi klasifikimin e mallrave.

Në zbatim të Urdhrit nr. 41, datë 04.04.2014, “Për miratimin e dokumentacionit dhe formularit tip të nevojshëm për aplikimin e subjekteve të përfshira në transferimet ndërkombëtare në rastet kur mallrat me kod doganor të njëjtë mund të konsiderohen si mallra me përdorim të dyfishtë”, aplikuesi duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë drejtuar AKSHE-së për pajisjen me “Dhënie Mendimi”, e nënshkruar dhe vulosur nga subjekti aplikues.
  2. Formularin TIP, të plotësuar në mënyrë elektronike në të gjitha rubrikat, të nënshkruar dhe vulosur. (shkarko formularin tip)
  3. Faturën (Invoice).
  4. Specifikimet teknike të mallit (Technical Data Sheet ose dokumentacion tjetër teknik ekuivalent).
  5. Dokumentacionin e eksportit që shoqëron mallin ose Deklaratën Doganore.
  6. Deklaratë të subjektit aplikues mbi vërtetësinë e dokumentacionit të paraqitur, të nënshkruar dhe vulosur.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur dhe kryerjes së vlerësimit teknik të mallit, AKSHE shprehet me “Dhënie Mendimi” mbi klasifikimin e tij në raport me listën e miratuar të mallrave mallra që i nënshtrohen kontrollit shtetëror, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

*Shënim: AKSHE, gjatë shqyrtimit të aplikimit, mund të kërkojë dokumentacion ose informacion teknik plotësues, nëse e vlerëson të nevojshëm për kryerjen e klasifikimit të saktë të mallit.

URDHER NR.941, Date 14.4.2014

“PER MIRATIMIN  EDOKUMENTACIONIT DHE FORMULARIT TIP TE NEVOJSHEM PER APLIKIMIN E SUBJEKTEVE TE PERFSHIRA NE TRANSFERIMET NDERKOMBETARE KUR MALLRAT ME KOD DOGANOR TE NJEJTE MUND TE KONSIDEROHEN MALLRA ME PERDORIM TE DYFISHTE”   (formulari tip)

VENDIM Nr. 596, datë 15.10.2025

PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PËRDITËSUAR TË MALLRAVE USHTARAKE DHE TË LISTËS TË ARTIKUJVE E TEKNOLOGJIVE ME PËRDORIM TË DYFISHTË, OBJEKT I KONTROLLIT SHTETËROR TË TRANSFERIMEVE NDËRKOMBËTARE

Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE) është një institucion qëndror, me statusin e personit juridik, publik, në varësi të Ministrit të Mbrojtjes, i cili ka si objekt të veprimtarisë kontrollin shtetëror mbi eksportin, importin, tranzitin, transferimin dhe veprimtaritë ndërmjetësuese për mallrat ushtarake dhe mallrat e teknologjitë me përdorim të dyfishtë.

Designed by M-TECH| © Copyright 2019 Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE)