Drejtoria e Përgjithshme e Doganave           Autoriteti i Kontrollit Shtetëror i Eksportëve (AKSHE)

E Ejte, 15 Dhjetor 2011

Memorandum Mirëkuptimi (MM) u nënshkrua nga Kryetari i Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksportëve z. Erald Dervishi dhe nga Drejtori i përgjithshëm i Doganave Shqiptare z. Flamur Gjyrmishka.

Memorandum Mirëkuptimi (MM) siguron lehtësimin e zbatimit të kuadrit ligjor në fuqi dhe kryerjen e veprimtarive të bashkëpunimit e bashkërendimit për kontrollin e mallravë ushtarakë dhe mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë

Autoriteti i Kontrollit Shtetëror i Eksportëve (AKSHE-ja) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Shqiptarë duke vlerësuar domosdoshmërinë e  bashkëpunimit ndërinstitucional për kontrollin e transferimëvë ndërkombëtare të mallrave ushtarake, dhe të mallrave me teknologji  me përdorim të dyfishtë në funksion Sigurimin e Interesave Kombëtare të Republikës së Shqipërisë për mospërhapjen e armëvë të shkatërrimit në masë e në përputhje me zbatimin e emisionit të mbrojtjes të Shërbimit Doganor dhe zbatimin e kuadrit ligjor në fuqi për transferimet ndërkombëtare të mallrave ushtarakë dhe mallrave e teknologji me përdorim të dyfishtë ranë dakort ndërmjet tyre me një Memorandum Mirëkuptimi.

Memorandum Mirëkuptimi (MM) zbatohet për mallrat ushtarakë dhe mallra e teknologji  me përdorim të dyfishtë që eksportohen, importohen apo tranzitohen nëpër territorin doganor të Republikës së Shqipërisë lidhur me procedurat doganore që kanë të bëjnë me kontrollin doganor të dekumentave dhe identifikimin e mallrave.

Meqëse këto procedura do të aplikohen në mënyrë plotësuese kërkohet një bashkëpunim më i ngushtë midis Shërbimit Doganor dhe Autoritetit të Kontrollit Shtëtëror të Eksportëve.