Procedurat
Autoriteti Shtetëror për Kontrollin e Eksporteve (AKSHE) është institucioni përgjegjës për shqyrtimin dhe lëshimin e licencave, autorizimeve dhe certifikatave që lidhen me transferimet ndërkombëtare të mallrave të kontrolluara.
Aplikimi
Aplikimi për licencë, autorizim apo certifikatë bëhet elektronikisht përmes portalit e-Albania, duke bashkëngjitur dokumentacionin përkatës dhe të dhëna të sakta mbi mallrat, përdoruesin fundor dhe qëllimin e transferimit.
Shqyrtimi dhe Afatet
AKSHE shqyrton aplikimin në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore dhe, në varësi të llojit të veprimtarisë, zbatohen këto afate:
-
Deri në 45 ditë për eksport, rieksport ose ndërmjetësim të mallrave ushtarake;
-
Deri në 30 ditë për import ushtarak ose eksport të mallrave me përdorim të dyfishtë;
-
Deri në 20 ditë për import me përdorim të dyfishtë;
-
Deri në 15 ditë për raste të përkohshme (ekspozita, teste) dhe certifikata mbështetëse.
Afatet mund të zgjaten nëse kërkohen informacione shtesë nga subjektet apo institucionet. Në mungesë të përgjigjes brenda 15 ditëve, aplikimi refuzohet.
Ekspertiza teknike
AKSHE mund të caktojë ekspertë të jashtëm për vlerësim teknik kur kërkohet. Shpenzimet mbulohen nga aplikanti. Ekspertiza nuk mund të zgjasë më shumë se 15 ditë.
Refuzimi, pezullimi dhe shfuqizimi
AKSHE mund të refuzojë, pezullojë ose shfuqizojë një licencë në rastet kur:
-
Nuk jepet pëlqimi nga institucionet përkatëse;
-
Parashikohet rrezik për sigurinë kombëtare ose bie në kundërshtim me marrëveshje ndërkombëtare;
-
Është dhënë informacion i pasaktë;
-
Ka shkelje të kushteve të licencës ose ndryshime të rrethanave të rëndësishme.
Ruajtja e dokumentacionit
Të gjitha aplikimet dhe dokumentet përkatëse ruhen nga AKSHE për një periudhë 10-vjeçare.

Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE) është një institucion qëndror, me statusin e personit juridik, publik, në varësi të Ministrit të Mbrojtjes, i cili ka si objekt të veprimtarisë kontrollin shtetëror mbi eksportin, importin, kalimin tranzit, transferimin dhe veprimtaritë ndërmjetësuese për mallrat ushtarake dhe mallrat e teknologjitë me përdorim të dyfishtë.
Faqe Ndërkombëtare
Designed by M-TECH| © Copyright 2023 Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE)