Mallrat Ushtarake
Të gjithë subjektet tregtare të cilët kanë si objekt të veprimtarisë së tyre mallrat ushtarake të përfshira në listën e kontrollit të Bashkimit Europian dhe të miratuar nga Keshilli i Ministrave i Republikës se Shqipërise përfshirë eksportin, importin, tranzitin, transshipin, ndërmjetësimin, transferimin ose ekspozimin e këtyre mallrave, janë të detyruara ligjërisht të liçensohen ose të autorizohen nga Autoriteti Shtetëror për Kontrollin e Eksporteve (AKSHE), sipas procedurave dhe kompetencave të parashikuara nga legjislacioni i Republikës së Shqipërisë.
Në mënyrë më të detajuar, lista e mallrave, dokumentacioni që duhet të paraqesin subjektet tregtare si dhe formularët e kërkesave për të gjitha llojet e dokumenteve ligjore të lëshuar nga AKSHE në lidhje me mallrat ushtarake janë si më poshtë:
Lista e Mallrave Ushtarake
-
Dokumentacioni që duhet të paraqesin subjektet tregtare
- Liçensë eksporti me një përdorim për mallra ushtarake
- Liçensë eksporti e përgjithshme për mallra ushtarake
- Liçensë eksporti e pakufizuar për mallra ushtarake
- Liçensë importi me një përdorim për mallra ushtarake
- Liçensë importi e përgjithshme për mallra ushtarake
- Liçensë importi e pakufizuar për mallra ushtarake
- Liçensë për Transferim Software ose Teknologjive Nëpërmjet Rrugëve Elektronike për Mallra Ushtarake
- Liçensë për Veprimtari Ndërmjetësuese (Brokerage) për Mallra Ushtarake
- Autorizim për Tranzit Ndërkombëtar të Mallrave Ushtarake
- Autorizim për Transship Ndërkombëtar të Mallrave Ushtarake
- Autorizim për Negocim të Marrëveshjeve Ndërkombëtare për Mallra Ushtarake
- Autorizim për Import të Përkohshëm të Mallrave Ushtarake
- Autorizim për Eksport të Përkohshëm të Mallrave Ushtarake
- Çertifikatë ndërkombëtare importi
- Çertifikatë e përdoruesit të fundit
- Çertifikatë e shpërndarjes së mallit
- Çertifikatë e regjistrimit për mallrat ushtarakë
Formularët e kërkesave
-
- Kërkesë për liçencë eksporti për mallrat ushtarake (Aneks)
- Kërkesë për liçencë importi për mallrat ushtarake (Aneks)
- Kërkesë për liçencë brokerage (Aneks)
- Kërkesë autorizimi tranziti të mallrave ushtarake (Aneks)
- Kërkesë autorizimi transshipi për mallrat ushtarake (Aneks)
- Kërkesë autorizim për negocimin e marrëveshjeve ndërkombëtare (Aneks)
- Kërkesë autorizimi për import të përkohshëm për mallrat ushtarake (Aneks)
- Kërkesë autorizimi për eksport të përkohshëm për mallrat ushtarake (Aneks)
- Kërkesë për certifikatë ndërkombëtare importi (Aneks)
- Kërkesë për certifikatën e përdoruesit të fundit (Aneks)
- Kërkesë për certifikatën e shpërndarjes së mallit (Aneks)
- Kërkesë për certifikatë regjistrimi (Aneks)
- Kërkesë për liçencë eksporti për mallrat ushtarake (Aneks)
Subjektet e regjistruara ne Autoritetin e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve
Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE) është një institucion qëndror, me statusin e personit juridik, publik, në varësi të Ministrit të Mbrojtjes, i cili ka si objekt të veprimtarisë kontrollin shtetëror mbi eksportin, importin, kalimin tranzit, transferimin dhe veprimtaritë ndërmjetësuese për mallrat ushtarake dhe mallrat e teknologjitë me përdorim të dyfishtë.
Faqe Ndërkombëtare
Designed by M-TECH| © Copyright 2023 Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE)