Mallrat me përdorim të dyfishtë
Të gjithë subjektet tregtare të cilët kanë si objekt të veprimtarisë së tyre mallrat me përdorim të dyfishtë të përfshira në listën e kontrollit të Bashkimit Europian dhe të miratuar nga Keshilli i Ministrave i Republikës se Shqipërise përfshirë eksportin, importin, tranzitin, transshipin, ndërmjetësimin, transferimin ose ekspozimin e këtyre mallrave, janë të detyruara ligjërisht të liçensohen ose të autorizohen nga Autoriteti Shtetëror për Kontrollin e Eksporteve (AKSHE), sipas procedurave dhe kompetencave të parashikuara nga legjislacioni i Republikës së Shqipërisë.
Në mënyrë më të detajuar, lista e mallrave, dokumentacioni që duhet të paraqesin subjektet tregtare si dhe formularët e kërkesave për të gjitha llojet e dokumenteve ligjore të lëshuar nga AKSHE në lidhje me mallrat me përdorim të dyfishtë janë si më poshtë:
Lista e mallrave me përdorim të dyfishtë
-
Dokumentacioni që duhet të paraqesin subjektet tregtare
- Liçencë eksporti me një përdorim për mallra me përdorim të dyfishtë
- Liçencë eksporti e përgjithshme për mallra me përdorim të dyfishtë
- Liçencë eksporti e pakufizuar për mallra me përdorim të dyfishtë
- Liçencë importi me një përdorim për mallra me përdorim të dyfishtë
- Liçencë importi e përgjithshme për mallra me përdorim të dyfishtë
- Liçencë importi e pakufizuar për mallra me përdorim të dyfishtë
- Liçencë për veprimtari ndërmjetësuese (brokerage) me një Përdorim për Mallrat me Përdorim të Dyfishtë
- Liçencë për transferim të software-ve ose teknologjive nëpërmjet rrugëve elektronike
- Autorizim për tranzit ndërkombëtar të mallrave me përdorim të dyfishtë
- Autorizim për transship ndërkombëtar të mallrave me përdorim të dyfishtë
- Autorizim për import të përkohshëm të mallrave me përdorim të dyfishtë
- Autorizim për eksport të përkohshëm të mallrave me përdorim të dyfishtë
- Autorizim për mallra që nuk përfshihen në listën e miratuar të mallrave (Catch-all clause)
- Çertifikatë Ndërkombëtare Importi
- Çertifikatë e Përdoruesit të Fundit
- Çertifikatë e Shpërndarjes së mallit
Formularët e kërkesave
-
- Kërkesë për licencë exporti për mallrat me përdorim të dyfishtë (Aneks)
- Kërkesë për licencë importi për mallrat me përdorim të dyfishtë (Aneks)
- Kërkesë për licencë brokerage (Aneks)
- Kërkesë për licencë transferimi të software ose të teknologjive nëpërmjet rrugëve elektronike (Aneks)
- Kërkesë autorizimi tranziti për mallrat me përdorim të dyfishtë (Aneks)
- Kërkesë autorizimi transshipi për mallrat me përdorim të dyfishtë (Aneks)
- Kërkesë autorizimi për mallrat që nuk përfshihen në listën e miratuar për kontroll (catch-all) (Aneks)
- Kërkesë për certifikatë ndërkombëtare importi (Aneks)
- Kërkesë për certifikatën e përdoruesit të fundit (Aneks)
- Kërkesë për certifikatën e shpërndarjes së mallit (Aneks)
- Kërkesë për autorizim për eksport të përkohshëm (Aneks)
- Kërkesë për autorizim për import të përkohshëm (Aneks)
- Kërkesë për licencë exporti për mallrat me përdorim të dyfishtë (Aneks)
- Liçencë eksporti me një përdorim për mallra me përdorim të dyfishtë

Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE) është një institucion qëndror, me statusin e personit juridik, publik, në varësi të Ministrit të Mbrojtjes, i cili ka si objekt të veprimtarisë kontrollin shtetëror mbi eksportin, importin, kalimin tranzit, transferimin dhe veprimtaritë ndërmjetësuese për mallrat ushtarake dhe mallrat e teknologjitë me përdorim të dyfishtë.
Faqe Ndërkombëtare
Designed by M-TECH| © Copyright 2023 Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE)