Në ambientet e Ministrisë së Financave u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave , në prani të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Mbrojtjes. Marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit institucional për zbatimin efektiv të kuadrit ligjor në fushën e kontrollit të mallrave strategjike, duke përfshirë mallrat me përdorim të dyfishtë dhe ato ushtarake. Palët angazhohen për shkëmbim të shpejtë informacioni, analizë të përbashkët të riskut, asistencë teknike në proceset e identifikimit dhe klasifikimit të mallrave, si dhe zhvillimin e programeve të trajnimit për rritjen e kapaciteteve profesionale. Ky akt institucional formalizon dhe konsolidon partneritetin midis DPD dhe AKSHE, duke forcuar kontrollin e flukseve tregtare strategjike, rritur transparencën dhe sigurinë kombëtare, si dhe përmbushur standardet dhe detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë.
Më të Fundit
- Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve kontribuon në Konferencën Ndërkombëtare “Women in Strategic Trade Controls – Pathways to Leadership” në Kirgistan
- Shqyrtimi i projektligjit “Për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit, të komponentëve të tyre kryesorë dhe të municioneve”
- Firmoset marveshje bashkpunimi ndërmjet Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave
- PLANI I INTEGRITETIT TË AUTORITETIT TË KONTROLLIT SHTETËROR TË EKSPORTEVE 2023-2025
- URDHER 3996 date 02/10/2019