Autoriteti
i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE) është
një institucion qëndror, me statusin e personit juridik, publik,
në varësi të Ministrit të Mbrojtjes, i cili
ka si objekt të veprimtarisë
kontrollin shtetëror mbi eksportin, importin, kalimin tranzit,
transferimin dhe veprimtaritë ndërmjetësuese për
mallrat ushtarake dhe mallrat e teknologjitë me përdorim të
dyfishtë.
Qëllimi
i kësaj veprimtarie është sigurimi i interesave kombëtare
të Republikës së Shqipërisë, mbikqyrja e angazhimeve
të saj në traktatet ndërkombëtare për mospërhapjen
e armëve të dëmtimit në masë dhe sistemet e
lëshimit të tyre, transferimin e armëve konvencionale,
si dhe zbatimi i masave që synojnë parandalimin e përdorimit
të këtyre mallrave për qëllime ushtarake.
AKSHE është
institucioni përgjegjës për zbatimin e politikës
shtetërore në fushën e kontrollit të eksporteve
dhe importeve të mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive
me përdorim të dyfishtë. Krijimi dhe veprimtaria e tij
gjejnë bazën ligjore në Ligjin
nr. 9707, datë 05.04.2007“Për kontrollin
shtetëror të veprimtarisë së import-eksportit të
mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive me përdorim të
dyfishtë” dhe në Vendimin
e Këshillit të Ministrave nr. 43, datë 16.01.2008“Për
organizimin, funksionimin dhe statusin e autoritetit të kontrollit
shtetëror të eksporteve”.
Ky institucion mbështetur në listën e mallrave të
miratuar me Vendimin
e Këshillit të
Ministrave nr. 1569, datë 19.11.2008, listë e
cila pasqyron përpikmërisht listën e mallrave të
hartuar nga Bashkimi Europian e cila miratohet me bazë vjetore
nga Këshilli i Ministrave
- kryen
të gjitha verifikimet e nevojshme, si në lidhje me dokumentacionin
e paraqitur nga subjektet tregtare, ashtu dhe në analizën
dhe ekspertizën përkatëse në lidhje me mallrat
dhe veprimtaritë objekte të eksportit. Ky kontroll përfshin
të gjitha fazat e proçesit, duke filluar që nga faza
e para - liçensimit, deri në kontrollin e mëtejshëm
pasi subjekti është pajisur me liçensë dhe në
verifikimin e përdoruesit dhe destinacionit përfundimtar
të mallit,
- lëshon
liçensa dhe autorizime ndaj personave fizike e juridike, të
cilët kryejnë veprimtaritë tregtare të lidhura
me eksportin, importin, transferimin e mallrave ushtarake apo me përdorim
të dyfishtë, si dhe të teknologjive të tyre, në
bazë të vlerësimit të kritereve të kërkuara
ligjërisht,
- sanksionon
në rastet e konstatimit të shkeljeve ligjore, subjektet
tregtare përgjegjëse për këto shkelje,
- vigjilon
mbi zbatimin efektiv të të gjitha masave shtrënguese
apo autorizimet në raste të veçanta, për të
gjitha eksportet drejt vendeve të cilat ndodhen nën embargon
e armëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara,
- përveç
mallrave të përfshirë në listën e mallrave
të miratuara, si pasojë e klauzolës ndërkombëtare
“catch-all clause”, kanë nevojë për autorizim
për eksport të gjitha ato mallra të cilat janë
ose mund të jenë objekt i përdorimit në lidhje
me armët e shkatërrimit në masë, ose të armëve
konvencionale nese do të kenë si destinacion të eksportit
vëndet nën embargo të armëve
Veprimtaria
e AKSHE-së bazohet mbi procedura ligjore transparente, të
bëra publike dhe on-line, duke ofruar të gjithë informacionin
dhe asistencën e nevojshme ndaj subjekteve tregtare të
përfshira në këto procese.
AKSHE shërben
si pikë kontakti në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
të ratifikuara nga Shqipëria në lidhje me transferimin
e armëve dhe mallrave ushtarake e me përdorim të dyfishtë.
Si pasojë kryen aktivitetin e saj në bashkëpunim me institucionet
e tjera kombëtare, siç janë shërbimi doganor,
ministritë e përfshira në këto procese si dhe me
shërbimin e inteligjencës. Po ashtu shërben dhe si pikë
referimi për bashkëpunimin me organizmat homologe ndërkombëtare,
falë shkëmbimit të informacioneve, mendimeve dhe ekspertizës
së nevojshme.